>
LETERSISHQIP

Porositë

Përse i duhet ora këtij të vdekuri,
Që s'ja hoqën nga dora as në varr?
Ja, do punoj sa të jap shpirt bateria!
Ose do hesht me shiun e parë
Nga kagështira...
Edhe në s'ngeci, a shohin sytë kur mbyllen,
Edhe në pafshin, ç'vlerë ka koha atje?...
Ç'bluaj kot dhe unë!
E donte, ndaj ja vunë me vete!
Babai im më porositi për xhaketën një shekull të lashtë,
Atë që e mbante si shtrojë brigjeve me dele,
Ashtu siç ishte me xhepat gjithë kashtë.
Të mos ja vendosja nga pas?
Do më vinte t'ma kërkonte në ëndërr çdo natë!