>
BIOSHQIP

Offchestra, Kënga “A Bon”, Tani Me Videoklip

19-07-2013
Pas trofeut nga TopFest 10 qe solli ne Prishtinë, Offchestra tani vjen edhe me videoklipin e këngës “A bon”, e cila i solli mjaft suksese grupit. Kënga “A bon” e iniçizuar ne RedRoom Studio, dhe e vizualizuar nga BarCode Production, premierën e pati sot në emisionin e mengjesit në KTV. Videoklipi pasqyron shumë bukur atmosferën e gjallë të muzikës që krijon grupi dhe është temë që kapet me realitetin dhe tabutë që ekzistojnë tek ne. Në shprehje vjen po ashtu edhe bukuria e jashtëzakonshme e Selda Vizdik, femrës të cilës edhe i këndohet në klip. Sezgin Curi, frontmeni i bendit tregon që pavarsisht shumë angazhimeve qe ka bendi këtë vit, ata nuk do ta lënë me kaq. “Shumë shpejt do të jetë gati edhe single i ri që do të ketë edhe videoklipin”, theksoi Curi për Telegrafin.
(Telegrafi)

Offchestra, Kënga “A Bon”, Tani Me Videoklip