>
LETERSISHQIP

Retorikë

Këndojnë zogjtë, këndojnë
pa ditur ç’këndojnë:
tërë logjika e tyre është në grykë.

Forma që i vishte lëvizjes
nuk është burgu, por lëkura e mendimit.

Qartësia e kristalit të tejdukshëm
nuk është qartësi e mjaftueshme për mua:
uji i kulluar është uji që rrjedh.