>
BIOSHQIP
Biografia
Olimpia Smajlaj, ose e njohur zyrtarisht si Olimpia, është një këngëtare dhe artiste e lindur në Shkodër. Përveçse bukuroshe Smajlaj është po ashtu është një zë bukur i skenës shqiptare. Ajo ka qenë vokaliste kryesore e dy grupeve rock shqiptare (2013-2017) përpara se të vendoste të vazhdonte karrierën e saj si artiste solo. Olimpia u bë e njohur duke jetuar në Tiranë, gjatë paraqitjeve të saj si drejtuese dhe këngëtare në disa emisione televizive. Ishte gjatë asaj kohe që ajo filloi të publikonte cover të ndryshme në kanalin e saj në YouTube dhe të eksperimentonte me zhanre përmes zgjedhjeve të saj të këngëve cover. Me sa duket duke sjellë shijen e saj në këto cover, si instrumentalisht ashtu edhe vizualisht, e ndihmoi atë të nxirrte në pah vizionin e saj dhe ndikimet e nevojshme për këngët dhe videoklipet e saj origjinale të ardhshme.

Në vitin 2011, Olimpia Smajlaj merr pjesë në The Voice of Albania 1.

Më datë 31 Janar 2020, Olimpia Smajlaj publikon videoklipin "Doin' Time", një cover nga grupi Sublime.

Më datë 26 Qershor 2020, Olimpia publikon videoklipin "Love & Trust".

Më datë 30 Nëntor 2020, Olimpia publikon videoklipin "Buzzin", e cila u publikua në ditëlindjen e saj dhe është ajo që i hapi rrugën fokusit të saj drejt një karriere me kohë të plotë në muzikë. Teksti i këngës u shkrua nga Olimpia Smajlaj.

Më datë 19 Qershor 2021, Olimpia publikon videoklipin "BB Wine", një melodi verore reggae/dubstep fusion. Muzika e këngës u punua nga Tull Production, ndërsa teksti u shkrua nga Olimpia Smajlaj. Produksioni audio u realizua nga Tull Production.

Në Dhjetor 2021, Olimpia Smajlaj merr pjesë në Festivali i 60-të në RTSH me këngën "Dua".

Më datë 15 Shtator 2023, Olimpia Smajlaj publikon videoklipin "Dy Buzë". Muzika e këngës vjen si bashkëpunim nga Tull Production & Briz Musaraj, teksa teksti u shkrua nga vetë Olimpia Smajlaj. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Në Dhjetor 2023, Olimpia Smajlaj merr pjesë në Festivali I 62-Të Në Rtsh me këngën "Asaj".