Audio

Olsa Pema - Bej Sikur Fle


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  3

Komente nga Fansat

Asnjë Koment 🔥🔥

25/06/2017

2017-06-25T21:24:22

Muzika:

Nonda Kajno

Teksti:

Irma Kurti

Këngë e albumit:

"Ne Pragun E Magjise"




Të kam kthyer shpinën, bëj sikur fle,
përgjumur janë ndjesitë e mia,
në këtë shtrat ku bashkë pushojnë
trishtimi, ankthi dhe dashuria.

Strofa e parë:

I mbylla sytë por gjumi është tretur larg,
qielli im i veshur me ngjyrë gri.
Hëna hyn mes nesh të dy ngadalë
e m’i ndriçon mendimet një nga një.

Kitarja dergjet, fshehur rri tani,
asnjë notë s’dridhet përmbi tel.
Ka shumë kohë që s’i këndon më jo
njohjes sonë, magjisë së dashurisë.

Refreni:

Sa dua sot të udhëtoj me yjet
e ta braktis unë shtratin në këtë natë,
në një lëndinë të gjelbër do të shtrihem
ku të takoj veç qetësi dhe mall.


Do shkoj të prehem në një vend plot diell
ku zëri yt t’më vijë si një jehonë,
kitaren do ta zgjoj nga heshtja e thellë
dhe përmes tingujsh ty do të kërkoj.

Strofa e dytë:

Shikoj si zbehet kjo ndjenjë nëpër ditë
nga ndonjë grindje apo një xhelozi,
ndaj do ta marr unë me vete në këtë muzg
e si një lule do ta mbjell në shpirt.






Më Shumë Këngë Nga Olsa Pema: