Audio

Olsa Pema - Vallezim Ne Shi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  6

Komente nga Fansat

Asnjë Koment 🔥🔥

04/06/2018

2018-06-04T10:11:31

Muzika:

Nonda Kajno

Teksti:

Irma Kurti

Këngë e albumit:

"Ne Pragun E Magjise"




1 -
Do të humbas në këtë natë,
në një furtunë të fortë si kjo,
dritë e neonit nuk do të mjaftojë
udhën tek ti të më tregojë.

Do pres e lagur gjer në vetmi
edhe nga njerëzit e mi aq larg,
ndihem zhgënjyer dhe nga natyra
që shi me erë mbi mua përplas.

Ti s’do të rrish aspak i qetë,
do ta braktisësh strehën e ngrohtë,
në errësirën krejt pa yje
me zë të lartë do t’më kërkosh.

Ah, do t’më marrësh në krahët e tua
e do të vallëzojmë të dy në shi,
se dashuria jo s’venitet
siç feks në qiell një vetëtimë.

Refreni:
Ti do të më puthësh
në çdo pikë shiu,
gjersa të lindë dielli
tej në horizont,
nga flokët e mia
edhe nga qerpikët
dashuri dhe ndjenjë
lehtë do të pikojë.

2 -
Po mbyllen grila dhe plot dritare,
njerëzit po mbrohen nga kjo stuhi,
por zemra jote qëndron e hapur,
një vend për mua e mban gjithnjë.

Do pres e lagur gjer në vetmi
edhe nga njerëzit e mi aq larg,
ndihem zhgënjyer dhe nga natyra
që shi me erë mbi mua përplas.

Ti s’do të rrish aspak i qetë,
do ta braktisësh strehën e ngrohtë,
në errësirën krejt pa yje
me zë të lartë do t’më kërkosh...






Më Shumë Këngë Nga Olsa Pema: