TEKSTESHQIP

Olsa Pema
Nje Enderr, Nje Kujtim
Lyrics

Një ditë i dashur
s’do të jesh më xheloz,
nuk do të më pyesësh:
“Pse u vonove sot?”.
As nëpër ëndrra
s’do t’më shohësh ti,
nuk do më ndjekësh
si dikur
oh, me vështrim.

Refreni:
Nuk do t’më mbash
në rrahje zemre,
kjo ndjenjë s’do jetë
më një magji.
Unë do të tretem
për ne të dy,
thellë do të psherëtij.

S’do të më strehosh jo
në tëndin
përqafim

e s’do të zërë
më gjumi
ty me emrin tim.
Nuk do provosh ti
as mall për mua,
nuk do shqiptosh
më si muzikë
fjalën “Të dua!”.
Refreni:
Atë ditë shpresoj
të mos jem më,
do të ketë mbetur
veç emri im
dhe nëpër mend
do më sjellësh ti
si ëndërr, si kujtim.