TEKSTESHQIP

Olsa Pema
Për Lumturinë
Lyrics

E kërkova gjersa më dolën thinjat,
shpesh më lodhi rendja pafund:
por dorë kurrsesi s’mund të hiqja,
ajo magji më ngacmonte në gjumë.

Përse duhej të ishte e mundimshme,
përse, pra, të ishte aq e vështirë?
U rrëzova, u ngrita me qindra herë
dhe u ndieva e rilindur shumëfish.

Oh, sa shumë e kërkova lumturinë:
në qiell, në tokë dhe përtej kufijve...
Kur më dukej se e arrija, ajo si zog
rrihte krahët, të vetmuar më linte.

Një ditë, të dyja u gjendëm përballë,
e njoha menjëherë që ishte ajo,
e mbështolla aq fort në krahët e mi,
u betova nga duart më s’do ta lëshoj.

Kthej kokën të shoh shtigjet ku shkela
gjer në çastin kur takova lumturinë,
konturet janë fshirë, s’kam ç’t’ju them,
çdo njeri duhet të gjejë formulën e tij.

Për të kapur lumturinë...