>
BIOSHQIP
Biografia
Ka mbaruar shkollën e mesme tek gjimnazi "Qemal Stafa" dhe aktualisht ai studion në degën Menaxhim-Biznes. Ai është një nga aktorët më të preferuar të humorit në Top Channel e me pas ne TV Klan. Karriera e tij artistike ka nisur të ndërtohet jo vetem si aktor, por edhe si këngëtar sepse nga viti 2017, Olsi është kthyer edhe në një reper, mjaft i pëlqyer për tekstet plot humor, por ku trajton edhe tema të mprehta të aktualitetit.

- Klanifornia, per shume vite dhe cdo jave me më shume se 5 role dhe skenarist i monologut dhe tekshkrues i te gjithe parodive.
- Projekte muzikore (80% me muzikë dhe tekst nga vete Olsi Bylyku).
- Tekstshkrues per kengetare te tjere si: Elgit Doda, Irkenc Hyka, Lorenc Hasrama etj.
- Zemerluana, kapiten & skenarist.
- Filmi “Policë për kokë” nga data 11 Janar 2023. Per here te pare aktor kryesore dhe bashkeproducent.
- Koncerte brenda & jashte Shqiperise minimalisht 2,3 here ne Muaj.
- Xhirime reklamimesh ne televizion.

Më datë 11 Korrik 2017, Lorenc Hasrama publikon videoklipin "Kisha Menu", në bashkëpunim me Olsi. Teksti u shkrua nga Lorenc Hasrama, Olsi Bylyku.

Më datë 20 Mars 2018, Olsi publikon videoklipin "Kush Jam". Teksti u shkrua nga Olsi Bylyku. Videoklipi u prodhua nga ND Film Pro.

Më datë 9 Qershor 2018, Petro Xhori publikon videoklipin "1 Gote Dashni", në bashkëpunim me Olsi Bylyku. Muzika e këngës u punua nga Irkenc Hyka, teksti u shkrua nga Petro Xhori, Olsi Bylyku, ndërsa për orkestrimin u kujdes Dj Jojo.

Në Tetor 2018, Olsi Bylyku merr pjesë në Kënga Magjike 2018 me këngën "Si Te Flas", në bashkëpunim me Lorenc Hasrama.

Më datë 27 Janar 2019, Olsi Bylyku publikon videoklipin "Opium", në bashkëpunim me Lorenc Hasramën dhe është kujdesur vetë për tekstin e këngës. Muzika e këngës u punua nga Gent Myftaraj.

Më datë 6 Mars 2019, Eni Koçi publikon videoklipin "Afer Teje", në bashkëpunim me Olsi Bylykun. Teksti i këngës u shkrua nga Eni Koçi & Olsi Bylyku. Produksioni audio u realizua nga Genc Prelvukaj.

Më datë 13 Prill 2019, Lauresha publikon videoklipin "Ku Ishe Ti?", në bashkëpunim me Olsi Bylykun. Muzika e këngës u punua nga Gent Myftaraj, ndërsa teksti u shkrua nga Lauresha Ramadani & Olsi Bylyku. Videoklipi u prodhua nga kompania Fullmoon Production.

Më datë 22 Korrik 2019, Olsi Bylyku & Lorenc Hasrama publikojnë videoklipin "AMA". Muzika dhe orkestrimi i këngës janë punuar nga Joniad Banushi.

Në Shtator 2019, Olsi Bylyku merr pjesë në Kënga Magjike 2019 me këngën "Ma Kthe".

Më datë 29 Shkurt 2020, Olsi Bylyku publikon videoklipin "Lulet Jon Per Ty", në bashkëpunim me Mateus Frrokun. Teksti i këngës u shkrua nga Olsi Bylyku. Produksioni audio u realizua nga Joniad Banushi.

Në Maj 2020, Olsi Bylyku merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 20 me këngën "Lulet Jon Per Ty", në bashkëpunim me Mateus Frroku.

Më datë 14 Qershor 2020, Gena publikon videoklipin "Bella Senorita", në bashkëpunim me Olsi Bylykun. Muzika e këngës u punua nga Gena & Gent Myftaraj, teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi & Olsi Bylyku, ndërsa për orkestrimin u kujdes Gent Myftaraj.

Më datë 10 Korrik 2020, Olsi Bylyku publikon videoklipin "Diablo". Muzika e këngës u punua nga Joniad Banushi, ndërsa teksti u shkrua nga Olsi Bylyku. Produksioni audio u realizua nga Joniad Banushi & Gent Myftaraj.

Më datë 21 Nëntor 2020, Olsi Bylyku publikon videoklipin "PPN", në bashkëpunim me Engin. Teksti i këngës u shkrua nga Olsi Bylyku & Engi. Produksioni audio u realizua nga Joniad Banushi.

Më datë 7 Prill 2021, Olsi Bylyku publikon videoklipin "Prej Shqipnie". Teksti i këngës u shkrua nga Olsi Bylyku. Videoklipi u prodhua nga Fullmoon Production, ndërsa produksioni audio u realizua nga Joniad Banushi.

Më datë 29 Tetor 2021, Olsi Bylyku publikon videoklipin "Real Talk". Teksti i këngës u shkrua nga Olsi Bylyku.

Olsi Bylyku ka njoftuar se më datë 5 Nëntor 2021, do publikojë videoklipin "Malli". Teksti i këngës u shkrua nga Olsi Bylyku. Produksioni audio u realizua nga Joniad Banushi.

Më datë 12 Mars 2022, Olsi Bylyku & EGLI publikojnë videoklipin "Do Ditë". Teksti i këngës u shkrua nga Olsi Bylyku. Videoklipi u prodhua nga Fullmoon Production, ndërsa produksioni audio u realizua nga Elgit Doda.

Më datë 20 Maj 2022, Olsi Bylyku publikon videoklipin "Fryma Ndalet". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Olsi Bylyku, ndërsa për orkestrimin u kujdesën bashkarisht Elgit Doda & Joniad Banushi. Videoklipi u prodhua nga kompania Fullmoon Production.

Në Maj 2022, Olsi Bylyku & Egli marrin pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 22 me këngën "Do Ditë".

Më datë 10 Qershor 2022, Olsi Bylyku publikon videoklipin "Ca Ca", në bashkëpunim me Hazy. Kënga vjen e realizuar në bashkëpunim, ku Hazy & Marenglen Boja kanë realizuar bashkë muzikën, ndërsa për tekstin e kësaj kënge janë kujdesur Hazy & Olsi Bylyku. Videoklipi u prodhua nga kompania Fullmoon Production.

Më datë 12 Nëntor 2022, Egli publikon videoklipin "Pate", në bashkëpunim me Olsi Bylykun. Kënga vjen e realizuar në bashkëpunim, ku Elgit Doda & Olsi Bylyku kanë realizuar bashkë muzikën, ndërsa për tekstin e kësaj kënge janë kujdesur Olsi Bylyku, Egli Tako & Egli Tako. Videoklipi u prodhua nga kompania Fullmoon Production.

Më datë 3 Dhjetor 2022, Hazy publikon videoklipin "Aisheh", në bashkëpunim me Olsi Bylykun. Teksti i këngës është shkruar në bashkëpunim nga Hazy & Olsi Bylyku, teksa për arranzhimin u kujdes vetë Hazy. Videoklipi u prodhua nga MAX Production, ndërsa produksioni audio u realizua nga Marenglen Boja.

Më datë 15 Shkurt 2023, Klodian Kodra, Gerona & Olsi Bylyku publikojnë videoklipin "Ike". Tekstin e këngës e punuan në bashkëpunim Hazy & Olsi Bylyku. Videoklipi u prodhua nga MAX Production, ndërsa produksioni audio u realizua nga Marenglen Boja.

Më datë 19 Maj 2023, Olsi Bylyku publikon videoklipin "A Pyte", në bashkëpunim me Elgit Dodën. Tekstin e këngës e punuan në bashkëpunim Olsi Bylyku & Elgit Doda. Videoklipi u prodhua nga Fullmoon Production, ndërsa produksioni audio u realizua nga Elgit Doda.

Më datë 22 Qershor 2023, Olsi Bylyku publikon videoklipin "24". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Olsi Bylyku, teksa për arranzhimin u kujdes Joniad Banushi. Videoklipi u prodhua nga kompania Fullmoon Production.

Më datë 23 Qershor 2023, Olsi Bylyku publikon videoklipin "Hallall", në bashkëpunim me Eugenën. Kënga vjen e realizuar në bashkëpunim, ku Olsi Bylyku & Hazy kanë realizuar bashkë muzikën, ndërsa për tekstin e kësaj kënge janë kujdesur Olsi Bylyku & Eugena Aliu. Videoklipi u prodhua nga kompania Fullmoon Production.

Më datë 14 Korrik 2023, Krusita publikon videoklipin "Xhelozia", në bashkëpunim me Olsi Bylykun. Videoklipi u prodhua nga kompania Fullmoon Production.

Më datë 20 Korrik 2023, Olsi Bylyku publikon videoklipin "Si Ke Mujt?", në bashkëpunim me Ronela Hajatin. Kënga vjen e realizuar në bashkëpunim, ku Ronela Hajati & Olsi Bylyku kanë realizuar bashkë muzikën dhe tekstin e kësaj kënge. Videoklipi u prodhua nga kompania Fullmoon Production.

Më datë 19 Gusht 2023, Olsi Bylyku publikon videoklipin "Hakat", në bashkëpunim me Eugena Aliun. Kënga u orkestrua nga Bujaa. Videoklipi u prodhua nga kompania Fullmoon Production.

Më datë 16 Shtator 2023, Lorenc Hasrama publikon videoklipin "Hëna", në bashkëpunim me Olsi Bylykun. Kënga është kompozuar nga Irkenc Hyka, ndërsa tekstin e kanë shkruar së bashku Irkenc Hyka & Olsi Bylyku. Videoklipi u prodhua nga kompania MagicPro.

Më datë 23 Shtator 2023, Olsi Bylyku publikon videoklipin "Ish", në bashkëpunim me Inis Nezirin. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Olsi Bylyku.

Më datë 13 Tetor 2023, Olsi Bylyku & Emra Brah publikojnë videoklipin "Vuj Vuj". Kënga vjen e realizuar në bashkëpunim, ku për tekstin punuan Olsi Bylyku & Emra Brah, ndërsa orkestrimin e përgatitën Gent Music & Frensi. Videoklipi u prodhua nga kompania Fullmoon Production.

Më datë 17 Nëntor 2023, Olsi Bylyku & Bujar publikojnë videoklipin "Krizë". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Olsi Bylyku.

Më datë 25 Nëntor 2023, Olsi Bylyku publikon videoklipin "Duru", në bashkëpunim me Eugena Aliun. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Olsi Bylyku. Videoklipi u prodhua nga kompania Fullmoon Production.

Olsi Bylyku ka njoftuar se do publikojë së shpejti videoklipin "Amla".