>
BIOSHQIP

Olta Boka Viziton Vëllain Në Spital

18-12-2015
Stivi Boka, vëllau i këngëtares Olta Boka ka pasur një problem shëndetësor së fundmi dhe si pasojë i është dashur të shtrohet në një nga spitalet e Tiranës.

Edhe pse nuk është bërë saktësisht e ditur se çfarë i ka ndodhur, ka qenë Olta Boka ajo që ka postuar një foto të sajën teksa tregon momentin kur ka shkuar për ta vizituar atë në spital.

"Momenti kur të rikthehet buzëqeshja. Njerëzit e zemrës puthini, përqafojini sa herë të mundeni. Vëllaçko im është mirë!", ka shkruar ajo bashkëngjitur një fotoje.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Olta Boka Viziton Vëllain Në Spital