Më mbaj mend (për 1 muaj)

Olti Marku - Rob I Saj Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  3

Ndoshta ishte parfumi i saj
Ndoshta dua ta kem unë pranë...dhe
Kujtoj çastet që ajo më fali
Aty koha për mua ndali

S’dua të jem unë skllavi i saj
Dua ndjenjat me të, ti ndaj ... më
Unë nuk dua por jo nuk mundem
Edhe një herë me ty të përhumbem

Është natë, unë nuk dua ti vras ëndrrat
Je e vetmja, që dot zemrën se ndaloj

Unë prej saj, kam trokitjen e parë të ndjenjës
Unë prej saj, i ndjeva ditët me rrahjet e zemrës
Se unë prej saj, për herë të parë kam kuptimin e vetes
Dhuratë prej saj, kam fjalën e parë të zemrës

Ndoshta ishe buzëqeshja e saj
Ndoshta fjalët që folëm bashkë... ne
Për një çast ne, kohën ndalëm
Trupat tanë në një natë i falëm

Unë tani jam një rob i saj
Çdo frymëmarrje me të, e ndaj
Edhe pse s’dua, pa ty nuk mundem
Mendoj për ty dhe prapë përhumbem

Është natë, unë nuk dua ti vras ëndrrat
Ti je e vetmja, që dot zemrën se ndaloj

Unë prej saj, kam trokitjen e parë të ndjenjës
Unë prej saj, i ndjeva ditët me rrahjet e zemrës
Se unë prej saj, për herë të parë kam kuptimin e vetes
Dhuratë prej saj, kam fjalën e parë të zemrës


Ky tekst u dërgua nga Admir Qose


Nuk kemi video për këtë këngë.


Olti Marku
Publikimi: 18/11/2007
Festivali: Kënga Magjike 2008
Muzika: Shpëtim Saraçi
Teksti: Dr. Flori
Orkestrimi: Shpëtim Saraçi


Olti Marku - Rob I Saj
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Rob I Saj".
3. Video është e këngës "Rob I Saj", por nuk këndohet nga Olti Marku.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga Olti Marku:


Komente 0