>
BIOSHQIP
Biografia
Arbër Elshani (Zzap) & Kristijan Lekaj (Chriss) janë ndër kompozitorët më të talentuar të estradës. Vijnë nga Prizreni por jetojnë dhe veprojnë në Prishtinë. Të dy së bashku kanë formuar studion e tyre "On Records" në Prishtinë, ku vazhdojnë të punojnë dhe të sjellin në treg hite të reja.

Ky grup menaxhohet nga Mehmet Elshani, i cili eshte nje nga menaxheret me te suksesshem ne Kosove. On Records gjate gjithe viteve ka pasur shume largime dhe shume prurje te reja. Largimi qe ka bere me shume buje ka qene ai i Mozzik dhe Getinjo. Ky largim nuk ndodhi i paqte, por me shume probleme mes dy paleve. Artistja e pare e On Records ishte Kida e cila ne janar te vitit 2019, zgjodhi te vazhdonte vetem punen me projektet e saj, duke i dhene fund perfundimisht punes me On Records, por ndryshe nga 2 vellezerit ajo vazhdon te ruaje marredhenie shume te mire me menaxherin dhe producentat e saj. Largime te tjera nga On Records te cilat nuk kane bere shume buje jane: Baby G,Nikka, Sparksi, Fifi, Arta Memedi etj. Ky label ka per momentin ne menaxhim disa kengetare qe po korrin suksese te jashtezakonshem. Dy me te permendurit jane dyshja: Fero dhe Rina te cilet kane dhe nje bashkepunim mes tyre. Ata jane te angazhuar ne shume koncerte, jane tema kryesore e mediave online, klikimet ne kenget e tyre jane te shumta, fansat e tyre jane te shumte dhe jane kondsieruar si dy nga artistet me IN te momentint. Artiste te tjere ne labelin On Records jane: Fuego, Chill me Arushen, Endri, Aurora, Blondi Krasniqi te cilet ende nuk kane famen dhe pelqimin e dy pjesetareve te tjere te labelit, por jane shume te talentuar dhe premtojne shume ne te ardhmen.
Fero largohet nga ky label me 21 Gusht 2019 miqesisht me marrveshje te mire me kompanine, per te vazhduar si artist i pavarur.
Edhe Rina largohet nga ky label ne tetor 2019 duke e mbyllur kontraten me mosmarrveshje. Kompania merr instagramin e rreperes dhe e perdor per te promovuar kengetaret e reja ne OnRecords si Eanda dhe Sidoela.
DËRGOI: