>
BIOSHQIP
Biografia
One T është artist i njohur i rrymes Hip Hop/Rap. One T (Emri i vërtetë Arianit Bekteshi) lindi me 16.07.1991 ne qytetin e Prizrenit. Muziken e filloi qysh ne moshen e re gjatë vitit 2007, gjate asaj kohe ai solli kenge e bashkpunime te ndryshme, shume prej te cilave paten suksese te medha si projekti "Shokun Se Lo" (feat Stresi) dhe "Thirrni Eulexin" (feat Stresi & Anestezion) dhe "Win Win" (feat Stresi). One T është edhe anëtar i labelit "BadBoys4Life". One T eshte i martuar dhe ka nje djale qe quhet Mateo Bekteshi.

Anestezion bashk me vëllain e tij One T e njohën Stresin në Belgjikë nëpër mjet rrjeteve sociale, ata u takuan për herë të parë në Tiranë në vitin 2007. Në vitet 2007 deri 2012 One T njihej si "1tt'z" por në vitin 2013 ai e ndryshoi emrin e tij dhe e bëri "One T" dhe sot e mban akoma ktë emër.

Më datë 3 Dhjetor 2013, Stresi publikon videoklipin "Thirrni Eulexin", në bashkëpunim me Anestezion & One T.

Me datë 31 Mars 2017, Stresi publikon videoklipin "Shokun Se Lo", në bashkepunim me One T. Teksti u shkruar nga Stresi, One T.

Më datë 21 Gusht 2017, Anestezioni publikon videoklipin "Malli", në bashkëpunim me One T. Teksti u shkrua nga Anestezioni, One T. Videoklipi u prodhua nga XL Films.

Më datë 3 Shkurt 2018, One T publikon videoklipin "Pa Ty", në bashkëpunim me Anestezioni. Teksti u shkrua nga One T, Anestezioni.

Më datë 28 Maj 2018, Anestezioni publikon videoklipin "Pa Inat", në bashkëpunim me One T & Sava. Muzika e këngës u punua nga Ervin Gonxhi, teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi, Anestezioni, One T, ndërsa për orkestrimin u kujdes Ervin Gonxhi.

Më datë 15 Shtator 2018, One T publikon videoklipin "T'zeza".

Më datë 27 Janar 2019, Anestezion publikon videoklipin "Trendafil", në bashkëpunim me One T. Tekstin e këngës e punuan në bashkëpunim Anestezioni & One T.

Më datë 14 Mars 2019, Anestezioni, One T & Zeko publikojnë videoklipin "Shokun Se Lo II".

Më datë 11 Korrik 2019, One T & Eva publikojnë videoklipin "Faje".

Më datë 19 Qershor 2020, Stresi publikon videoklipin "Shokun Se Lo 3", në bashkëpunim me One T & Anestezion.

Më datë 30 Gusht 2020, Zeko publikon videoklipin "Morea", në bashkëpunim me Anestezion & One T.

Më datë 25 Dhjetor 2020, Stresi, One T & Anestezion publikojnë videoklipin "Gang Shit".

Më datë 20 Shkurt 2021, One T & Anestezion publikojnë videoklipin "Madrina". Teksti i këngës u shkrua nga One T & Anestezioni.

Më datë 13 Nëntor 2021, Anestezioni publikon videoklipin "Gitana", në bashkëpunim me One T. Tekstin e këngës e punuan në bashkëpunim Anestezioni & One T.

Më datë 13 Korrik 2022, Stresi & One T publikojnë videoklipin "Win Win".

Më datë 13 Janar 2023, Stresi & One T publikojnë videoklipin "Nobody". Tekstin e këngës e punuan në bashkëpunim One T & Stresi.

Më datë 10 Qershor 2023, One T publikon videoklipin "Gina Montana", në bashkëpunim me Melisën. Tekstin e këngës e punuan në bashkëpunim One T & Melisa Lleshi.

Më datë 22 Shtator 2023, One T publikon videoklipin "Gjiro". Teksti i këngës u shkrua nga vetë One T. Produksioni audio u realizua nga Čekic.