TEKSTESHQIP

Orges & Ockus Rockus Band
Decibel Në Stratosferë
Lyrics
(Feat. Clemens Salesny & Helfried Krainer)

Veshët lodhen ditë për ditë,
zhurmë të madhe kanë rrugët!
Jo s'ka "zot" që ta ndalojë,
tashmë është vonë për pak qetësi!

Ky kapitalizëm qesh,
dhe jargavitet në benzinë!
Ironikisht, "të jesh modern",
der' atëherë dhe veshët të kanë pierdh!

Ref.
Decibel në stratosferë,
një sistem i mjerë!
Faj, faj, faj, faj / faj, shumë faj
kemi edhe ne vetë!

Ndaj, dhe reflekto, ndryshe ngordh,
se daullja veshit ka për t'cofur!
Biçikletën me zile nxirr ti,
se kurrë nuk ka për të t'lodhur!