>
BIOSHQIP

Orgesa Zaimi: Me Boren, Jeta Ime Ka Ndryshuar Nga A-ja Te Zh-ja

11-02-2013
Ka pak muaj qe eshte shkeputur nga skena shqiptare, kengetarja Orgesa Zaimi dhe kjo per nje arsye shume madhore. Ajo ka sjelle ne jete femijen e saj te pare, nje vajze qe e ka quajtur Bora. Ne nje interviste te dhene per suplementin “Koha Tjeter”, Orgesa ndan me lexuesit e gazetes sone emocionet e te qenit mama, tregon se cfare i tha per here te pare vajzes se saj te vogel, sa ka ndryshuar jeta me ardhjen e nje pjesetari te ri ne familje. Nder te tjera, kengetarja tregon edhe se shume shpejt do t’i kthehet skenes shqiptare duke qene pjese e nje festivali, por do te nxjerre edhe nje klip te ri.
orgesazaimi
Ka pak me shume se dy muaj qe jeni bere mama, sa ka ndryshuar jeta juaj?

Ka ndryshuar shume, mund te kuptohet qe ndryshon cdo gje me ardhjen ne jete te nje femije. Pergjegjesi me e madhe, sfide e vertete, per te qene sa me mire ne rolin e nje nene te re, por edhe shume lodhje, te cilat ne fund te dites kompensohen ne menyren me te mire, ashtu sic natyra dhe jeta eshte e ndertuar.

Si shkoi lindja juaj?

Mjafton t’u tregoj se ishte nje dite shume e bukur 25 tetori, data kur une linda Boren. Ishte dhe nje dite e bekuar, pasi festohej dita e Kurban Bajramit. Nuk me mungoi kujdesi dhe vemendja e doktoreve, sidomos e doktorit tim Halim Kosova, i cili beri nderhyrjen, po ashtu stafi i maternitetit “Mbreteresha Geraldine”, shume i pergatitur, i komunikueshem dhe mjaft miqesor, me beri te harroja cdo dhimbje apo problem. Dua t’i pershendes dhe uroj qe te gjitha nenat te ndjekin shtatzenite e tyre prane ketij materniteti, sepse kushtet dhe sherbimi jane tejet perfekt.

Cfare ka sjelle ardhja ne jete e Bores se vogel, ne familjen tuaj?

Ka sjelle shume dashuri dhe perkujdesje. Na ka ndryshuar jeten nga A-ja deri tek Zh-ja, dicka jashte perfytyrimit tim, mendoja me pare, si do ia dilja te sillja ne jete nje femije, si do ta rrisja, po deri tani cdo gje shkon mire. Bora rritet cdo dite dhe na bene shume te lumtur, mua dhe bashkeshortin tim.

Kush vendosi qe vajza te quhej Bora, kush ia zgjodhi emrin?

Ishte nje vendim i perbashket i te dyve ne, prinderit e Bores. Mendonim cdo dite emra te ndryshem, duke i diskutuar e duke i pare si tingellonin, madje ua kemi derguar edhe miqve tane jo shqipfoles, per te pare si tingellon dhe ne fund arritem te emri im i parapelqyer qe femije. Me pelqen si tingellon ky emer i bukur shqiptar dhe nuancat qe i jep nje vajze, duke e bekuar me bardhesi dhe mbaresi.

Bora eshte me sycka te kalter me duket, kujt ia ka marre ngjyren e syve?

Eshte ende heret per te pare ngjyren e syve, sepse femijeve u ndryshon pas vitit te pare, por Mentori bashkeshorti im, i ka syte te kalter, keshtu mbase edhe Bores do t’i mbeten te tille.

Ju jeni ende e re, e kishit menduar se ne kete moshe do te beheshit me femije?

Ne fakt e kisha menduar te behesha nene ne moshen 25 vjecare, por ja qe ndodhi pa shume planifikime pak me vone, ne moshen 27 vjec. Per mua nuk do te thote gje mosha per t’u bere nene. Kam qene gjithnje me pune, me angazhime dhe nuk doja te prisja deri ne te 30-tat e mia. Megjithate jane punet e Zotit, ai e di kur eshte momenti i duhur dhe une jam shume e lumtur qe me bekoi me nje vajze, e cila deri tani ka qene shume e mbare dhe e qete.

Keni enderruar qe te kishit nje vajze, apo djale?

Kam enderruar te kisha binjake, por ja qe hera e pare ishte teke. T’u them te verteten, me sinqeritet kam dashur te kisha nje femije te shendetshem dhe isha ne ankth derisa e pashe per here te pare Boren. U qetesova dhe mora fryme lirisht, pasi e pashe qe ishte nje femije i bukur, i shendetshem dhe shume i mbare, qe nuk me lodh apo mundon shume.

Cfare i keni thene per heren e pare vajzes suaj, kur jeni pare ne sy me njera-tjetren?

Momenti i pare qe u pame, ka qene shume i bukur, s’dija c’t’i thosha, pasi isha pa fjale. Me doli vetem nje “o zemra mamit”, qe me tingelloi shume cuditshem, por qe ishte krejtesisht e duhur, sepse eshte shume e shtrenjte per mua. Tani arrij te shoh rendesine e familjes dhe te dashurise per nje krijese, qe e kam mbajtur 9 muaj ne barkun tim.

Sipas jush, cilat jane te mirat dhe te “keqijat” e te berit prind ne nje moshe te re?

Di te them vetem te mirat, pasi mua s’me ka gjetur asnje gje e keqe, edhe sikur te ndodhte me pare ose me pas, femijet jane nje bekim, shume njerez perpiqen gjithe jeten te behen prinder. Te qenit prind, eshte gezimi me i madh ne jete, kurdo qe mund te te ndodhe, ne keto kohe qe jetojme po degjojme edhe cudira te nenave 60 vjecare.

Sa ka ndikuar vajza juaj, ne stilin tuaj, apo gjithcka eshte sic ka qene me pare, e kam fjalen ketu edhe ne menyren e te veshurit?

Nuk ka ndryshuar asgje, jam e njejta, me pak kilograme me shume, por me aktivitete fizike, mund te jem serish ne forme. Bora deri me tani, sepse eshte shume e vogel, nuk me ka kushtezuar, te shohim kur te rritet dhe te kuptoje, nese do me kritikoje per stilin tim.

Ju ndihmon njeri ne rritjen e vajzes, apo e mbani gjithe kohen vete?

Me ndihmon mami im ne nje menyre te jashtezakonshme, lum vajzat qe kane nenat e tyre prane, kur edhe ato vete behen nena. Eshte nje ndihme dhe suport i papagueshem. Duke qene se kam nisur edhe punen ne radio, 3 ore ne dite Boren e le me mamin tim.

Po bashkeshorti juaj, a ju ndihmon ne rritjen e vajzes, per shembull ne nderrimin e bebelinave, ose ta ushqeje me biberon?

Patjeter qe me ndihmon kur i ka mundesite, pasi ai eshte shume i angazhuar me punet e veta. Por asnjehere nuk e kam sforcuar, ai ka shume qejf e deshire qe te kujdeset per vajzen e tij dhe e ben patjeter me nje dashuri te pakushtezuar, aq me teper qe deri tani, vajza i ngjan me shume atij nga paraqitja, keshtu qe Bora ka shume premisa te behet “goca babit”.

Ju ndoshta jeni e vetmja ne brezin tuaj te kengetareve, qe jeni e martuar dhe me femije. Cilat kane qene komentet e miqve tuaj, kur ju kane takuar me vajzen?

Po duhet thene, se kete vit kam shume kolege te miat shtatzene, por ne rrethin tim jam e para ne moshe qe behem nene. Nuk besoj se ka ndonje gje te madhe me te cilen mund te mburresh, pasi miqte e mi me duan perseri, keshtu sic jam, mbase edhe me shume. Kam pasur gjithnje perkrahjen e tyre dhe jam shume e lumtur qe u interesuan te gjithe dhe erdhen e me pane. Deri tani, shoqet e mia Kamela dhe Samanta, jane dashuruar me Boren, me marrin ne tel dhe me pyesin e kerkojne fotot e saj, ne cdo kohe.

Kur mendoni se do t’i riktheheni skenes shqiptare?

Shume shpejt, kam ne plan pjesemarrjen ne nje festival dhe po ashtu ne maj ose qershor, do te vij me nje videoklip te ri. Nderkohe do te nis shume shpejt disa performanca “live”, ne nje lokal shume te frekuentuar kohet e fundit ne Tirane,

Cfare prisni nga viti 2013 dhe cilat jane projektet tuaja?

Pres dhe shpresoj te jete nje vit i mbare, shpresoj qe goca ime te rritet e shendetshme dhe e lumtur, uroj te cohet ne kembe shpejt. Sa i perket projekteve te mia, cdo gje ne kohen e vet dhe me mend ne koke.
(Yllka Selita Koha Jone)

Orgesa Zaimi: Me Boren, Jeta Ime Ka Ndryshuar Nga A-ja Te Zh-ja