Tema: Poezi Për Fëmijët

Ajo Ka Nevoje Per Dashuri

mund të shikosh që s’kam rrënjë ku të mbahem
e që gjethet e mia dita ditës po thahen
mund ta shikosh që dita ditës po strukem
që fletët e mia po mblidhen heret a vonë zhduken
ti e kupton se dhe uji më s’më ndihmon
por ty për mua ka kohë që s’të intereson
se kupton se për dashurinë tënde kam nevojë
dua të largohem,po ku të shkoj
era kudo mund të më çojë
të më përplas të më ndëshkojë
më shumë se jam vrarë,s’do vritem
e di dhe s’do çuditem
sepse e di që një lule e vyshkur jam
dhe më vendin tim nuk kam
vrapoj dhe vendin tim nuk e gjej
dhe të pavlefshme veten e ndiej
të lutem,në dorë më merr
shikomë mire,mos më lër
se mund të dukem e shkatërruar
se jam lulja më e shëmtuar
por nëse përkujdesesh për mua
do bësh që jetën sërisht ta dua

- poezi nga Oriada Dajko


- Poezia u dërgua nga Oriad -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  62



Më shumë nga Oriada Dajko