Më mbaj mend (për 1 muaj)

Leter Nga Burgu

Mes kater mureve
Krejtesisht i vetem
Nga malli e pikellimi
Duke u tretur.

Mori nje cope leter
Dhe filloj per te shkruar
Se ditet per jeten
Kishin perfunduar.

Shpresonte liri
Shpresonte jete
Shpresonte per ditet
Qe i kishin mbete.

I shihte njerzit e tjere
Dhe thoshte me vete
Si do ishin njerzit
Ne nje bote krejt tjeter
Askush nuk e dinte
Se si e kishin pare
Mendonin se e gjithe bota
Ishte e mbuluar me are

Te arratiseshin
Ishte e pamundur
Nuk kishin zgjidhje tjeter
Me vite ishin te strukur.

Ai e dinte ne leter
Se cfare ishte duke shkruar
Per diten e per jeten
Qe ishin duke perfunduar.

Cdo gje perfundoi
E i erdhi fundi
Kur nje dite ne burg
Iu erdhi urdheri.

Maskarejt e poshter
Vendose per ti vrare
Njerzit e mjere
Drite me sy pa pare.

Krismat u degjuan
Nga trupi rridhte gjak
Deshmori i lirise
Mbeti cak me cak.

- poezi nga Ornela Brija


- Poezia u dërgua nga Ornela Brija -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  3

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet