>
BIOSHQIP

Ku Janë Pint?

12-09-2015
Hip hop grupi i njohur, PINT, ka kohë që është “zhdukur” nga skena. Eshtë në fakt i vetmi Lyrical Son bashkë me Bim Bimman që lansuan një këngë të lehtë gjatë verës, e që pati sukses relativ. Megjithatë, transmeton Telegrafi, grupit këtë verë i kanë munguar hitet. MC Kresha nuk ka publikuar asnjë këngë tash e sa kohë, teksa edhe numrin e koncerteve nuk e ka pasur aq të madh, e njëjta vlen edhe për Lyrical Son. Megjithatë, burimet e Telegrafit brenda PINT mësojnë se ata janë duke punuar non stop për albumin e tyre të ri, i cili mendohet se do të lansohet në fillim të vitit 2016. Albumi do të jetë i madh, gjithëpërfshirës dhe që do të përfshijë shumë bashkëpunime e një marketing interesant. A kanë përgatitur befasi për skenën e hip hopit PINT, kjo mbetet të shihet…
(Telegrafi)

Ku Janë Pint?