>
BIOSHQIP

P.I.N.T Po Vijnë Me Projekte Të Mëdha

21-10-2015
Njëri ndër anëtarët e grupit P.I.N.T, Kushtrim Berisha apo ndryshe i njohur si K-master ka folur për realizimin e disa projekteve të këtij grupi.
Në një intervistë për indeksonline, K-master ka thënë që PINT për momentin është duke u marrë me albumin e Mc Kreshës dhe Lyrical Son emrin e të cilit do ta zbulojnë më vonë por që është në përfundim e sipër.

K-master bëri me dije gjithashtu që tashmë kanë filluar edhe albumin United State of Albania“, pjesëmarrës e të cilit do të jenë një numër i konsiderueshëm i artistëve të njohur të hip hop skenës
shqiptare.

Ky album do të lansohet me datë 1 Gusht të vitit 2016 në kuadër të P.I.N.T në Igroove.ch dhe Itunes.
Albumi është vepër e producentëve të shtëpisë muzikore P.I.N.T. dhe të gjitha materialet do të jenë të komponuara nga producentët Strike Beatz dhe K-Master.

Indeksonline: Para pak kohe Keni paralajmëruar që PINT së shpejti do të nxjerrë edhe albumin e ri, kur pritet të jetë gati?
Kushtrim Berisha: Pint është në përgaditje të disa projekteve për të cilat nuk mund të flasim edhe shumë. Një album i Mc Kresha & Lyrical Son emrin e të cilit ua bëjmë me dije më vonë është në përfundim e sipër dhe për datën e lansimit do t’u informojmë në të ardhmën e afërt.

Indeksonline: Çka do të përmbajë ky album?
Kushtrim Berisha: Ky album si të gjitha albumet e më parshme si "Patikat e Mija", "Për Inati t'Njani Tjetrit", "Airforce 1" , "Zima Sam Shevy" dhe "Emceeclopedy" të cilët janë punuar profesionalisht me producentët më të njohur të vendit K-Master, Strike Beatz e shumë të tjerë, edhe kësaj radhe do të sjellin material revolucionar në skenën e Hip-Hopit dhe më gjerë. Materialet tona incizohen në studio jashtë Kosovës në Gjermani dhe Zvicërr.

Indeksonline: A do të ketë bashkëpunime dhe me kënd?
Kushtrim Berisha: Për bashkëpunimet nuk mund të përgjigjem për shkak të vendimit të menagjimit të PINT.

Indeksonline: A do tu realizohet edhe klipet këngëve?l
Kushtrim Berisha: Jemi në proces të përzgjedhjeve të këngëve për videoklipe. Videoklipe do të ketë si gjithmonë. #SPECIALISTËT.
(Indeksonline)

P.I.N.T Po Vijnë Me Projekte Të Mëdha