TEKSTESHQIP

Pajtim Gashi
Kur Te Jesh E Merzitur
Lyrics

ououou...Solla dhurata,
festë kur ske.
Herët s'të zgjova
Herët depresive je.

Kur ishe destruktive,
kurrë nuk ika
por u gjeta,
pranë teje.

Putha kur të kapi paniku,
E të mbrojta gjersa iku armiku.
E tash syve s'ju besoj.
Veshëve s'ju besoj.
Me çfarë njerëz të takoj.

Ref.
Kur të jesh e mërzitur
Dhe thellë e tronditur.
Kur flokët s'ti prek më asnjë djalë.
Dije malli më mbyti,
Jam ende i yti,
Dije se unë çdo gjë ta fal.
Kur të jesh e mërzitur,
dikë duke pritur.
E ai nuk të vjen,
Përsëri zhgënjim.
Dije malli më mbyti,
Është një vend veq i yti.
Këtu mu këtu,
Mbi gjoksin tim.

Putha kur të kapi paniku,
E të mbrojta gjersa iku armiku.
E tash syve s'ju besoj.
Veshëve s'ju besoj.
Me çfarë njerëz të takoj.

Njëri nga shoqëria më tha.
Pse s'të futa në korniza e pranga.
Që të jem tjetër njeri nuk provoj.
Unë kur dashuroj, dashuroj.

DËRGOI: