A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Dridhmë Azemshkreliane

Si zog qielli qaj ajrin
Me aeroplan
Ftohtë mbi Alpe
Ftohtë nën Alpe
Ftohtë mbi ballkaninë
Ngrohtë ne Prishtinë.

Me dhimbset liria e Zogut
Se do e dëshiroja
Fluturimin një drejtimesh

I frikohem hapit të parë
Azemshkrelian në Aeroportin
"Adem Jashari" në Prishtinë
Mos ma zgjon djallin e fjetur
Ftohtë Dardaneleve
Ftohtë mbi ballkaninë
Ngrohtë në Dukagjin.

Dridhmë është hapi im i kthimit
Kur i shpëtova hapit të parë.
23.01.2015©
Prishtinë

- poem written by Pal Sokoli


Not Yet Rated






Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2018