Parajsa Në Rrezik
Në rrezik është sot Parajsa
Dikush i mbështjellë me tritol
U kacavaret muranave të hirta
Te shembë shenjtërinë e „vjetër"
E gjak i stërpikin arealet
Ti emërojnë grabitshëm
Me të zezat e veta " Trofe".
Në rrezik është sot parajsa
Qe hyrjen e paska nga ferri.
0
8.07.2014