A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Në Mes Kohësh

Me një hop e kapërceva
Pa i dhuruar shumë
Ajo me vodhi lotin
Dhe iku nga unë.

Shfletova një faqe
Të virgjër, të bardhë
Si me fanitet ndër data
Shpalosjen të ma ndalë

Posa e shkrova, titullin e artë
Vargjet, vargoj të lagura në shi
Shpirtërisht ju luta faqes se parë
Mos ma kthe lotin që pata fshi.

31.12.2014

- poem written by Pal Sokoli


Not Yet Rated






Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2018