>
BIOSHQIP

Pandora Vjen Me Shumë Plane...

05-11-2013
Pandora, këngëtarja e suksesshme vjen në këtë intervistë për Teksteshqip.Com. Ajo na rrëfen më shumë rreth projekteve të reja si dhe për jetën private. Pandora është duke pregaditur disa këngë të reja dhe thotë se nga viti i ardhshëm pritet edhe një album TeksteShqip: Pandora na trego pak se me çfarë jke duke punuar kohëve të fundit. Je duke pregaditur ndonjë risi për fansat, ndonjë këngë të re...? Pandora: Janë disa projekte që priten të përfundojnë së shpejti, kam balada si dhe këngë ritmike popullore, poashtu dhe dy këngë nga Shqipëria e Mesme. TeksteShqip: Gjatë kësaj vere publikuat videoklipin tuaj më të fundit "Deri sa të vdes". Ne fol pak më shumë rreth këtij projekti? Pandora: Shumë spontane ka qenë si ide dhe gërshetuam ato rryma muzikore në një siç dhe e keni dëgjuar, fillon kënga "They don’t care" nga Michael Jackson pastaj futet një klarinetë me një saksofon në stil popullor dhe një orkestrim që anon ka roku në fund. Megjithatë është pritur shumë mirë dhe akoma po e merr vetën si këngë ashtu dhe si videoklip me një dinamikë të madhe.



TeksteShqip: Sa jeni e angazhuar nëpër koncerte? Pandora: Gati se çdo vikend në gjithë diasporën, Përveç sezonit veror që jam me dasmat thuajse çdo natë. TeksteShqip: Pandora ju jetoni në Zvicër. Merreni me ndonjë gjë tjetër atje përveq muzikës? Pandora: Kryesisht me familjen, punët e shtepisë, me vajzën e vogël, shëtitjet i kemi merak pasi këtu ka vende shumë të bukura kur ke kohë me i vizitu. TeksteShqip: Si është një ditë nga jeta jote private? Pandora: Ditët janë të ndryshme por jo të veçanta, gjithmonë në mëngjes më zgjon vajza ime dhe duhet bërë gati, ta vesh, ta ushqej etj. Pastaj pi një kafe pa sheqer si gjithmonë dhe përgadis mëngjesin. Pastaj këtu ndryshojnë, ndonjëherë duhet kryer obligimet komunale që janë të llojllojshme. Ndonjëherë shohim ku do shkojmë ta shëtisim vajzën, të argëtohemi e kështu me radhë.



TeksteShqip: "I Padrejt" mbetet një nga këngët që publiku e don dhe e pëlqen më së shumti. Sa jeni ndarë e kënaqur me suksesin e kësaj kënge? Pandora: Shumë e suksesshme si këngë, edhe pse pak është suportuar nga mediumet tona pasi dihet se janë krijuar disa klane që mundohen të bëjnë monopole e barrikada. Por sidoqoftë "I padrejt" është pritur shumë shumë mirë dhe preku zemrat e njerëzve pasi bëhet fjalë për një dukuri që jo rallë po ndodhë edhe tek ne, për ndarjet bashkshortore ku më së shumti i vuajnë fëmijët që janë të pafajshëm. TeksteShqip: Ke menduar të realizosh një album? Pandora: Po, kismet në fillim të verës, deri atëherë shpresoj ti përfundoj këngët. TeksteShqip: Kujt ja dedikon suksesin? Pandora: Burrit tim.



TeksteShqip: Pandora ne të falenderojmë që gjete kohë për intervistë. Për fund dëshiron të shtosh diçka? Pandora: Falemnderit edhe nga ju që më ftuat për këtë intervistë të shkurtër. Me rrespekt për Teksteshqip.Com pasi shum shpesh e frekuentoj këtë web dhe përshkruaj tekste këngësh për ti kënduar nëpër mbrëmje, dasma e ahengje të ndryshme. TeksteShqip: Çfarë do tu thuash fansave dhe publikut? Pandora: Fansat janë ata që na bëjnë për të punuar e për ta dhënë maksimumin e mundshëm, me këtë rast i falenderoj të gjithë për përkrahjen.
(Teksteshqip.Com)

Pandora Vjen Me Shumë Plane...