>
LETERSISHQIP

Jetimi

Kam ardhur unë, një jetim,
zengjin prej syve dhe belave
Në njerëzit e kasabave*
S’ma varrnë, s’më gjetnë qesqin**.

Kur isha trim njëzetvjeçar,
U-përvëlova nga sevdatë,
I desha që të gjitha gratë;
S’më deshnë, më lanë beqar.

Pa patur mbret, vatan, a gjak,
Pa patur zëmër që të vrisnja,
Në luftë vajta që të vdisnja,
Po vdekja s’më përfilli aspak.

Kam ardhur von’ a tepër shpejtë?
Çpo bënj në botën un’ i mjeri?
O shokë, më mbyti qederi;
Për mua lutuni, o të drejtë.