>
LETERSISHQIP

Spleen

Trëndafilat qenë të kuqe flakë
Lerdhi qe i zi, i zi

Shpirt, kur lëviz ti sadopak
Më mbyt dëshpërimi s’di se si

Qielli qe blu i butë si shpresë
Deti i blertë, ajri i qetë

O, sa kam frikë – dhe ri e pres
Se mos një ditë më len vërtetë

Më lodh beronja dhe pylli i tërë
Bushi që ndrin me degë e fletë

Asgjë me s’dua as fush’n e gjerë
Asgjë veç teje, asgjë medet!