>
LETERSISHQIP

Kapitje

Jam perandoria ne zgrip te rrokullimit,
tek kundron karvanin e barbareve te bardhe,
duke stisur akrostike te mefshte me radhe,
me nje stil brilant ku vallezon kapitja e diellit.

Shpirtit i dhemb keqas ne zemer te trishtimit,
atje tej, permes betejash me gjak lyer e lare,
oh, mos mundesh dot nje rruge çfardo te marresh,
oh, mos duash kurre kesaj jete lulezimin!

Oh, mos mundesh mos duash te vdesesh sadopak!
Ah! Te gjitha janë pire. Batil s‘ resht gazin tend!
Ah! Te gjitha janë pire. Te gjitha janë ngrene!

Veç nje poeme bajate te hedhur ne flake.
Veç nje skllavi gerdalle që ju mohon shperfilles.
Veç nje deshperimi pa shkak që ju mundon shpirterat!

Shqiperoi Romeo Çollaku