TEKSTESHQIP

Permbi Tepelene
Permbi Tepelene
Lyrics

Përmbi Tepelenë moj
ma kishe shtëpinë moj
qaje moj Minushe moj,
qaje vajzerinë.

Pazarit të kokoshit moj
ç’ta gjeta shtëpinë moj
qaje moj Minushe moj,
qaje vajzërinë.

Dy gisht përmbi vetull moj,
ç’ma mbaje shaminë moj
qaje moj Minushe moj,
qaje vajzerinë.

Me fustan të gjatë moj
ç’ma fshije avllinë moj
qaje moj, Minushe moj
qaje vajzërinë.

Me bishtin e fshesësh moj
ç’ma fshije avllinë moj,
qaje moj, Minushe moj
qaje vajzërinë.