TEKSTESHQIP

Peter Pan Quartet
Pioneret E Enverit
Lyrics

Fushata pedonale
Rini funerale
Iniciativë banale
Një shoqëri fatale
Marrveshje hipnotike
Popullatë fanatike
Politikë sarkastike
Prodhime atomike

Sillen si ne por jetojnë më lart se ne
Pionerët e Enverit
Sillen si ne por jetojnë më lart se ne
Pioneret e Enverit

Marrim kazmat me vullnet
Por nuk ka më jetë, ti e di dhe vetë
Ndoshta trurin e kemi në vend
Por nuk ka më jetë, ti e di dhe vetë

Fushata kleptomane
Me pashaportë gjermane
Identitet tirane
Parti europiane
Sindroma perëndie
Me klasin e një dhie
Fytyrë arratie
Me vizë panamaje

Sillen si ne por jetojnë më lart se ne
Pionerët e Enverit
Sillen si ne por jetojnë më lart se ne
Pionerët e Enverit

Marrim kazmat me vullnet
Por nuk ka më jetë, ti e di dhe vetë
Ndoshta trurin e kemi në vend
Por nuk ka më jetë, ti e di dhe vetë