TEKSTESHQIP

Peter Pan Quartet
Në Delir
Lyrics

Sipërmarrje pa lavdi
Po na hyn në çdo shtëpi
E ka në gjak çdo parti
Ca i marr unë dhe ca i merr ti
Partneritet privat - publik
Edhe une do ta gjej një mik
Të gjithë jetojmë në çiflig
Unë i marrë dhe ti i ligë
Kjo kohë mesjetare po na merr çdo dritare
Nga ku do shohim të gjithë botën
Ata bëjnë para, ne i mbajmë rrotën
Se na ka ngel dora e shtrirë
Asnjë i virgjër të gjithë të qirë
Unë bëj pak si i vështirë dhe ndoshta jeta më shkon më mirë

Une nuk jam kundra, në fund të fundit e meritojmë
Ecim të gjithë mbi thundra dhe natën vonë na pallojnë
Nuk dua t'jetoj i lirë, e dua fatin delir
Unë nuk jam kundra, ecim të gjithë mbi thundra

E lajmë fytyrën në njërën anë
E në tjetrën bythën shplajmë
Ata servirin dhe ne hamë
Çdo gjë që deshëm na e dhanë
Kur shoh qytetin më shumë e ndiej
Shpëlarjen time e parandiej
Do përfundoj dhe unë si ju
Do ti mbaj lotët kur të ha dru
Nuk e vuaj më fatin tonë
Por dhunën kur më mungon
Dhe këto fjalë që po ti them
Mbaji vath në vesh mor qen
Se nuk jam miku jot dhe as miku jot nuk më ngjan dot
Ndaj ty po të uroj, të marrtë gjithë populli në gojë

Unë nuk jam kundra, në fund të fundit e meritojmë
Ecim të gjithë mbi thundra dhe natën vonë kërkojnë t'na pallojnë
Nuk dua t'jetoj i lire, e dua fatin delir
Unë nuk jam kundra, ecim të gjithë mbi thundra