TEKSTESHQIP

Petrit Lulo
Dil Moj Mike
Lyrics

Të prita mike të prita
gjithë nata, gjithë dita
prita shumë e s’u mërzita
po erdha e të thërrita. (2 herë)

REFRENI
Plasa, kullova si nata
ca nga ty e ca nga vapa
Dil moj dil si dallgë deti
se nuk bëhet kiameti. (2 herë)

Doli syska, doli llahja
doli e u bë hataja
zjarr e flakë gjurmët e saja
sa u dogj e gjithë dynjaja. (2 herë)

REFRENI
Plasa, kullova si nata
ca nga ty e ca nga vapa
Dil moj dil si dallgë deti
se nuk bëhet kiameti. (2 herë)

Ah këto hallet e mia
m’i di vetëm Perëndia
po të kisha ty moj lule
s’do të kisha më kusure. (2 herë)

REFRENI
Plasa, kullova si nata
ca nga ty e ca nga vapa
Dil moj dil si dallgë deti
se nuk bëhet kiameti (4 herë)
se nuk bëhet kiameti.

DËRGOI: