>
BIOSHQIP

(1865-1911)

Biografia
Petro Nino Luarasi lindi në 22 prill të vitit 1865 në Luaras të Kolonjës dhe vdiq më 17 gusht të vitit 1911, ishte i biri i Nini Petro Kostallarit, veprimtar i Rilindjes Kombëtare, publicist e pedagog, Mësues i Popullit. Lindi në Luaras të Kolonjës në një familje muratori. Ishte nxënës në shkollën e Qestoratit ku mesoi fshehurazi, privatisht, te shkruaje e lexoje shqip nga miku i te atit, Koto Hoxhi.

Punoi si mësues në fshatrat e Kolonjës, ku u mësonte fëmijëve gjuhën shqipe dhe përgatiti një grup shokësh si mësues. Më 1882 dha mesim shqip fshehurazi ne shkollën e fshatit Bezhan të Kolonjës, kurse më 1887 hapi shkollën shqipe në Ersekë dhe pak më vonë (1892-1893) shkollat shqipe në krahinën e Kolonjës e të Vakëfeve, punoi si drejtor dhe mësues i Mësonjëtores së parë shqipe të Korçës dhe më vonë i shkollës së Negovanit (1909-1911). Në vitin 1892 bashkë me Gjerasim Qiriazin e te tjere themeluan shoqërinë "Vëllazëria Ungjillore". Ishte delegat në Kongresin e Dyte te Manastirit (1910) ku u aprovua njesimi i alfabetit me germa latine qe po perdorim. Në emigracion, në Amerikë (1904-1908) mori pjesë gjallërisht në lëvizjen kombëtare, ishte nismëtar i shoqërive patriotike "Mall i mëmëdheut" dhe "Pellazgu", i krijimit të komiteteve të fshehta për lirinë e Shqipërisë.

Petro N.Luarasi ishte dhe mbeti besimtar ortodoks dhe termi "ungjill" e "Vëllazeri ungjillore" perdorej edhe nga besimtaret e krishtere ortodokse. Ai ka shkruar: "Protestantë njoh shumë, si njoh dhe katolik, muhamedanë, judhenj dhe të tjerë. Sa herë hasem me protestantë, flas me ta dhe bisëdonj, siç e meriton me njerëz të kungajkës dhe të bashkërisë dhe të qytetërimit, me ndryshim që ata janë protestantë, dhe unë orthodhoks."

Ishte delegat në Kongresin e Manastirit (1908). Për veprimtarinë patriotike, arsimore e shoqërore u përndoq nga xhonturqit dhe Patrikana e Stambollit. Vdiq i helmuar prej tyre në Ersekë, më 17 gusht 1911.

Bashkëpunoi në organet "Bashkimi i kombit" (Manastir 1909-1910), ku qe dhe redaktor, në "Drita" (Sofje, 1907-1908), në "Kombi" (Boston, 1908), në "Liria" (Selanik, 1909-1910) ku botoi shkrime publicistike, pedagogjike dhe poezi. Në veprën politike "[Mallkimi i shkronjave shqipe dhe çpërfolja e shqiptarit"] (Manastir, 1911) mbrojti të drejtën e popullit shqiptar për kulturën e vet kombëtare.