TEKSTESHQIP

Don Phenom
Kush O' Trim
Lyrics

Kishe n’tangerllek,se krejt e bojn per dukje
Shof fukarallek,hidhnime edhe vujtje
Rinia n’kurbet,nanat n’dhimbje tu ba lutje
Syt’ e saj krejt lot,se evladin e ka rrugeve
Jasht’shtetit neper bote,
Tu njek pasunin e shpejt
Se nxen gjumi,s’mun me flejt
E cdo nat’o e njejte
Liria e shtenjt’
Ka pasoja loja dreqit
Qata qe t’dojn ma shume
Vujn ma shume prej s’mires keqit
Bot’ e veshtir’per imitu melaqe
Kur kjoft largat njejt po na shfaqen
Na shqiptaret me sakrific’ e rujtem faqen
Edhe mas lufte kurr se gjetem paqen
A ka parajs per neve?
Toka jon’ dhurat’ xheneti
Kta lidera shteti si lugat,gjakpires mileti
Na copetun token,qielli kurr’nuk thehet
E hala spo ngihet sikur shtaza,kur ushqehet
Armiqtë ton’gjith po rrin gati t’pergatitun
E dojn venin tone sikur t’babzitun
Normal keta lujn me popull
Kur njerezt jane si t’habitun
Na plackiten mas shpine ngulen thiken
Propaganda,fashizem,komunizem
Mos e mbro haramin shqipe me fanatizem
Hic pa koncept,vec egoizem
Nuk ka sukses me nepotizem
Me pranu faktet qe ti po neglezhon
Se ki simpati per to
Se o’ prej venit ton’
Po keshu bohet,kur shkollimi osht minimal
Normal ski qare pa u bo,popull kriminal
A s’munem na me evolu me boten
S’po thom mu bo qaq modern,qe t’harrojna zotin
Po t’pakten mjaft sa mos t’mashtrojna voten
O Don mjaft,se keta ta heqin koken
Nqofese vdes për fjal t’lir
Jetoj gjithmon si martiret
Shpirt pellazg,si t’paret tone Iliret
Si Skenderbeu,mbreti Arbnis dhe Epirit
Helmeta e tij
Osht hypoteka kufirit
Po do njerez kane sindromen e stokholmit
Me ish pushtusat e kombit
Kush o’ trim,per kushtrim n’dit’ t’sotit
Kena nevoj’ per heronj se na myten tradhtaret
E shume njerez kan mbet te varfun,
Vuajn per nje kafshate
Nuk osht vetem fasad
Hala mbetem n’tranzicion
Dikush harxhon me milion
E dikush mezi me racion
Ti ca po menon
Per venin ku jeton…

DËRGOI: