>
BIOSHQIP
Biografia
Pinkmetal jane nje grup i formuar ne Shtator 2010 dhe qe filloi karrieren ne Shkurt 2011. Jetojne ne Prishtine dhe ky eshte formacioni:
Adonis Kasneci - Guitar
Petrit Bytyqi - Bass
Granit Halili - Drums
Fat Limani - Vocals

Bëjnë muzikë për qejfin e tyre, por edhe për ata që e dinë se çka është muzika e mirë. Djemtë e grupit "Pinkmetal" kanë treguar se së shpejti do të vijnë në treg me një projekt të ri e të pa parë deri tani në vendin tonë.

Më datë 13 Nëntor 2011, Pinkmetal publikojnë videoklipin "Shen Valentini".

Nuk ka shumë kohë që në treg kanë ardhur me albumin e tyre të parë, e menjëherë i janë përveshur punës që të sjellin përsëri risi. E ndonëse në tregun tonë më shumë po dëgjohet muzika ‘tallava’, edhe vetë Adonisi thekson se zhanri i tyre rock-punk-instrumental nuk është shumë i njohur për të gjithë. Sipas tij këtë lloj muzike e dëgjon një pjesë e publikut.

Në vitin 2013, Pinkmetal publikojnë albumin "Sobashcial". Rock grupi shqiptar, Pinkmetal, lanson albumin debutues në tregun muzikor shqiptar, me promovimin që u mbajt më 9 mars 2014. Ky album është regjistruar në Studio C dhe është masterizuar nga Carl Staff. Albumi i titulluar “Sobashcial”, i cili është punuar nga grupi i ri përgjatë tri viteve të fundit, ka plot nëntë këngë.

Në vitin 2016, Pinkmetal publikojnë albumin "Lule E Prisht".

Më datë 7 Korrik 2022, Pinkmetal publikojnë videoklipin "1 Shok".