>
BIOSHQIP

Pirro Cako: “Gjeniu I Vogel”, Një Eksperiencë E Bukur, Por Shumë Delikate

23-03-2013
Pirro Cako, kantautori i mirenjohur, prej disa javesh ka marre nje rol sa te bukur aq edhe delikat per te, sic shprehet edhe ai vete ne nje interviste te dhene per suplementin “Koha Tjeter”. Ai per 15 jave do te jete ne rolin e anetarit te jurise se super-spektaklit “Gjeniu i vogel”. Por, si e ka pritur Pirro kete ftese dhe si eshte ndjere ne kete rol te ri, mund ta mesoni duke lexuar intervisten e plote.

Ju keni disa jave qe jeni vendosur ne rolin e anetarit te jurise se “Gjeniut te vogel”, si ndjeheni?

Eshte nje eksperience e re shume e bukur, por edhe shume delikate do te thoja, sepse femijet nga natyra jane sensibel dhe shpesh here te mbushen syte me lot, kur te duhet te japesh nje vendim qe ti e di ne koken tende se kush duhet te kualifikohet, por fillon dhe te qan zemra per femijen tjeter. Kur e imagjinon se femija tjeter do te trishtohet aq shume, te dhimbset se te duket se eshte femija jot. Keshtu qe eshte nje gare e dyfishte, sepse te duhet te kesh nje takt te jashtezakonshem qe mos te vritet psikologjikisht femija dhe ta kuptoje, ne menyre qe momentin e largimit ta marre sa me lehte, ta marre sa me me optimizem dhe mos i largohet kenges, por t’i rikthehet pasionit per kengen.

Ju i shihni per here te pare ne skene femijet konkurrente, apo i keni degjuar edhe me pare?

Jo, une nuk i kam degjuar me pare, nuk kam qene pjese e produksionit ne perzgjedhjen e tyre, por i kam degjuar pasi jane perzgjedhur, sepse atehere m’u komunikua edhe qe do te isha pjese e jurise se “Gjeniut te Vogel”. I kam degjuar kengetaret e vegjel gjate momentit kur eshte vendosur se cfare repertori do te zgjedhin, cila kenge i shkon me shume. Ky eshte vertet nje moment shume i rendesishem, si per produksionin, ashtu edhe per pedagoget e tyre dhe mua, te vendosesh se cila kenge i shkon me shume vokalit te njerit apo tjetrit. Eshte vene re se nje kengetar mund te kaloje para hundes talenti i tij edhe me nje kenge qe nuk i pershtatet shume vokalit. Pra edhe kjo eshte shume e rendesishme, qe femija jo vetem te punoje dhe te pergatitet, por edhe materiali te jete sa me i pershtatshem per vokalin e tij. Cdo kenge ka specifiken e vet dhe cdo ze ka specifiken e vet, pikerisht keto elemente duhet te nderthuren shume mire me njeri-tjetrin ne menyre qe te dale nje performance e bukur dhe e kompletuar. Ky eshte edhe kriteri qe duhet te permbushet ne kete spektakel, aq me teper ku ka gare dhe eliminim te menjehershem.

Tashme numri i femijeve eshte reduktuar, duke qene se disa prej tyre jane eliminuar ne dy netet e para te spektaklit. A jeni bere pishman, per ndonje femije qe keni larguar?

Pishman… Une kur kam marre persiper kete rol, nuk kam thene betohem, por kam thene qe do te perpiqem qe vota ime te jete vota me e drejte, per aq sa une mbuloj si muzikant, si artist i formuar dhe qe me lejon mosha apo eksperienca ime muzikore. Ne kete kontekst, nuk mendoj se kam pishmane. Kam keqardhje, po kur kam pasur ndonje pishman te vogel, kemi kaluar ne balotazh. Duke dashur qe ta degjosh perseri femijen, me pas balotazhi i ka dhene secilit prej femijeve ate qe ka merituar. Sepse pas dy sfidash, kemi pasur mundesine qe te dallojme se kush nga dy femijet ka qene me i talentuar per te vazhduar garen deri ne finale.

A do te kene ndonje mundesi tjeter femijet qe kane humbur sfidat direkte, per t’u rikthyer ne gare, si eshte menduar nga produksioni?

Fliten se do te jete nje gare tjeter dhe mendoj se produksioni do t’i jape nje mundesi dhe kjo do te jete nje surprize shume e bukur per te gjithe, nese do te realizohet. Kjo, edhe sepse nuk jemi “supermene” dhe mund te kemi gabuar ne perzgjedhjet tona. Gjeniu behet nje here ne kaq kohe dhe keshtu te jepet mundesia qe te “ripeshkosh”, edhe nje here tek ata qe ke lene jashte dhe te gjesh edhe atje, brume. Jam i sigurt qe nese realizohet kjo nate, do te gjejme patjeter ndonje kengetar te vogel, qe fatkeqesisht shorti e ka nxjerre me nje konkurrent me te forte se veten dhe eshte skualifikuar. Dhe me ane te kesaj mundesie te dyte, ky talent do te kete mundesi qe te triumfoje. Nuk e di nese do te jepet nje shifer, por me siguri qe ndoshta do te jene dy apo tre femije qe do te kene mundesi qe te rikthehen perseri ne gare. Le te shikojme dhe te shpresojme qe kjo do te ndodhe vertete.

A keni pasur gjate ketyre neteve te para nderhyrje nga prinderit e femijeve, apo te aferm te tyre?

Jo, nuk kam pasur asnje nderhyrje nga prinderit dhe kam bere punen time ne menyren me perfekte, produksioni na ka lene dore te lire per gjithcka. Jam shume i gezuar se edhe me koleget e tjere, anetaret e jurise, kemi nje konvertuar ne te njejtat shina dhe kemi qene pak a shume unanim ne vendimet tona, me gjera shume te vogla, por kjo eshte normale. Por mendoj se nga java ne jave, puna jone do te behet edhe me e veshtire, sepse ketu do te fillojne edhe problemet e para. Diferenca do te jete shume e ngushte dhe kjo do ta veshtiresoje punen, pasi nje kenge, ka shume komponente per te dale perfekt. Njeri nga kengetaret mund te kete pese nga dhjete komponente dhe tjetri mund te kete pese te tjerat. Atehere, hajde vendos se cili nga ata e meriton te vazhdoje garen. Pra, ne kete moment do ta kemi shume te veshtire qe te leme te ece perpara, ate qe e meriton vertet.

Nga eksperienca juaj shumevjecare ne skene, cfare do ju thonit femijeve qe e lene garen dhe largohen nga “Gjeniu i vogel”?

Nga eksperienca ime do te doja shume qe t’u thoja ketyre femijeve qe mos ta lene asnjehere pasionin per kengen. Pasi talenti eshte, por mbrapa talentit fshihet shume pune. Do te thoja qe nje talent pa pune, mbetet ne vend numero, eshte si nje lule qe nuk vaditet. Ndersa nje talent me pune, ecen perpara dhe zhvillohet. Dhe nese ti punon dhe mundohesh per te arritur qellimin qe ke, do ja dalesh patjeter dhe do ta marresh patjeter shperblimin. Asnje nuk duhet te demoralizohet, sepse te gjithe ata femije qe jane ngjitur ne skenen e “Gjeniut”, jane talente dhe une i sugjeroj qe te gjitheve, pavaresisht se deri kur do te ecin ne gare, ta rrisin kete talent qe kane brenda vetes duke punuar, sepse gjithcka eshte relative. Kemi pare nga eksperiencat, qe edhe ai qe nuk fiton “Gjeniun”, ka qene nje talent qe ka ecur. Pra, me shume pune do te shikojne se do ta realizojne nje dite ne jete endrren e tyre, pavaresisht sfidave qe do te duhet te perballojne.

Ka pasur ndonje moment te veshtire, ku jeni penduar qe jeni bere pjese e jurise se “Gjeniut te vogel”?

Une nuk jam penduar asnjehere, por kam nje pergjegjesi shume te madhe. Eshte nje gje shume e bukur qe te jesh ne TV Klan dhe te jesh pjese e ketij spektakli kaq te bukur dhe me nje audience te madhe, aq me shume te punosh me te tilla kushte perfekte dhe ne nje salle moderne, une do te thoja qe jam me fat qe jam perzgjedhur nga ky produksion aq profesional, per te qene pjese e jurise. Nuk mund te them per asnje moment qe jam penduar, por thjesht qe kam merak ta bej punen time sa me mire dhe qe ta justifikoj kete pune ne funksion te produksionit dhe te femijeve pjesemarres, duke zhvilluar talentin e tyre.
(Yllka Selita Koha Jone)

Pirro Cako: “Gjeniu I Vogel”, Një Eksperiencë E Bukur, Por Shumë Delikate