>
BIOSHQIP

(1630-1689)

Biografia
Pjetër Bogdani lindi në Gur i Hasit ne Prizren dhe vdiq 1689 në Prishtinë. Bogdani ishte - prift, ipeshkëv (i Shkodrës), kryeipeshkëv (i Shkupit), teolog dhe filozof shqiptar nga Hasi, që shtrihet në Shqipëri dhe Kosovë.
Lindi në Gur i Hasit. Mësimet e para i bëri në Ciprovac, Bullgari. Në vitin 1674 ishte nxënës i kolegjit ilirik të Loretos, po këtë vit bën një kërkesë për studimin e medicinës dhe për lëshuarjen e Kolegjit. Më 1651 ushtron detyrën e meshtarit në Pult e në fshatrat e Prizrenit, në anët e vendlindjes[1]. Në vitin 1656 thirret në Romë për të vazhduar studimet e larta në Kolegjin e Propagandës. Aty i mëson gjuhët e Lindjes i ndihmuar nga Weis Dilo. Më 1658 kreu studimet e larta të teologjisë e filozofisë në Romë dhe mori titullin doktor. Menjëherë emërtohet ipeshkv i Shkodrës dhe administrator i Tivarit. 1663–1664: Njihet dhe i bën shërbime Kardinal Barbarigos, i cili në atë kohë gjendej në Romë. Më 1675 e shkruan librin Çeta e profetëve dhe ia paraqet Propagandës për botim. Rekomandimi i Propagandës ishte të përkthejë librin. Fillon përkthimin e librit. Në vitin 1677 emërtohet arqipeshkv i Shkupit në vend të të ungjit, Ndre Bogdanit. Lufta turko–austriake fillon më 1683. Në dhjetor të atij viti vdes Ndre Bogdani. Bogdani arratiset në male me ç'rast e humb librin e Gramatikës latinisht–shqip të punuar nga Ndreu. Strehohet në Ciprovac dhe në Dubrovnik. Në pjesën e parë të vitit 1685 shkon në Venedik e në Padovë ku u takua me avokatin e mirenjohur shqiptaro-anglez Weas Dilo. E merr me vete librin e përgatitur për botim. Libri Cuneus Prophetarum botohet në fund të fund të vitit në Padovë te Barbarigo. Shkruan Relacionin e njohur nga Shkupi: Dello stato spirituale e temporale del regno di Albania e Servia. 1687–1688: Merret aktivisht me organizimin e rezistencës antiturke dhe u bën vizita të gjitha vendeve të arqipeshkvisë së vet. Në vitin 1689 depërton ushtria austriake. Në nëntor kjo ushtri arrin në Prishtinë. Bogdani të niset me ushtrinë për Prizren, ku i inkuadron edhe 6.000 shqiptarë dhe bashkë me ta arrin atje. Atje sëmuhet nga murtaja. Kthehet në Prishtinë për shërim te mjekët gjermanë, po më kot. Vdes në fillim të dhjetorit 1689 në Prishtinë ku edhe varroset. Siç njoftonte nipi i tij Gjon Bogdani, menjëherë pas thyerjes së ushtrisë austriake ato ditë, tatarët dhe turqit e nxjerrin nga varri trupin e tij.