>
LETERSISHQIP

I Madhi Zot, Qofsh Lëvduom

I madhi zot,qofsh lëvduom
për gjithë kaqë të mirë
që së kam u' merituom
me ndoonjë shërbetyrë;

qi më dhee kaqë hijr
këtë kafshë me mbaruom,
si q paçë zanë fijll,
gjithëherë tue shkruom.

posi mendja më përcijll
nd'arbënë me ua dërguom,
për kishë e për munështjir
pak ndë mend me i trazuom.

ata merrë mbë dëshijr
mkatit me u peenduom,
posi pemëtë ndë prijll
ndë shpijrt me lulëzuom;

e si zogzitë ndë pyyllt,
zoti im me të lëvduom,
ndjerë vetë nata mbyyllt,
me një zaa t'amblëtuom.