TEKSTESHQIP

Pjetër Gjergji
Kënga E Shoferit
Lyrics

Që nga Durrsi në Bulqizë,
rrug e largtë gjarpëron.
Si harusha nëpër male,
Skoda ime fluturon.

Ec të keqen op ta marrsha,
sepse kromi po na pret.
Faqebardh unë ty të pafsha,
në tabel e në gazet.

Ty ty ty bie burija.
Ma kadal se bagëtija e kan mushun rrugën plot.
Mos u tremni dhent e mija,
Skoda ime ju don fort.

Skod e dashur siq e pe,
gom e par na lodhi sot.
A ja mushim sa ma shpejt,
dhe pushojm pak në Milot.

Nji raki o i got likeri,
t’qafsha ty shpirti ma do.
Ti hap syt po erdh togeri,
menjëher më lajmëro.

Ty ty ty bije burija.
Fluturo o Skod e shtrejtë dhe t’ja themi të këndojm.
Kshtu me këngë kromin shpejtë,
ne në Durrës t’a dërgojmë.

A ja shkelim edhe pak,
hajt ta marrsha shpirti im.
Sepse plot në orën shtat,
me Burbuqen kam takim.

Ti me t’shkuar do t’shkarkohesh,
un pastrohem me kujdes.
Ti do lahesh grasatohesh,
pastaj gocen dal e pres.

Ty ty ty bije burija.
E ku je harusha ime tashti zemër nat’n e mir.
Mir u pafshim përsëri,
nesër herët që pa gdhir.

DËRGOI: