Official Video

Pleqte e Krujes - Plaç Mor Plak Se Sje I Ri  Lyrics


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  2

Komente nga Fansat

Asnjë Koment 🔥🔥

01/12/2004

2004-12-01T00:00:00

Këngë e albumit:

"Ju Knoft Zemra"




O, në pleqni ç'më zu belaja
Si t'ja baj hallit s'e di!
O si n'rini më zu sevdaja,
Plaç mor plak se s'je i ri

Refreni:
Moj dashni moj hileqare
T'këndojn' pleqt e Krujës ty
Ti gjith botën e gëzove
Pse s'na ban dhe ne të rinj?!

Jam ashik, zemra m'merr dallge
Tash në moshën e pleqnisë
O larg prej meje oj bela
Ka hik mosha e ashknisë.

Refreni:
Moj dashni moj hileqare
T'këndojn' pleqt e Krujës ty
Ti gjith botën e gëzove
Pse s'na ban dhe ne të rinj?!

Sa e rand qenka sevdaja
Kush e ka provu e din'
Gjith' ma mirë asht' fukaraja
Se meraku në pleqni

Refreni:
Moj dashni moj hileqare
T'këndojn' pleqt e Krujës ty
Ti gjith botën e gëzove
Pse s'na ban dhe ne të rinj?!


Ky tekst u dërgua nga Kevin




Më Shumë Këngë Nga Pleqte E Krujes:

Më Shumë...