Poni Vjen Me Një Stil Ndryshe


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  5
[15-07-2015]
Njihet nga të gjithë për stilin e saj unik në të kënduar të muzikës popullore labe. Poni ka kohë që nuk ka sjellur projekte të reja për fansat, por duket se kësaj vere është më e përgatitur se kurrë për t’i befasuar adhuruesit e saj sepse përveç një kënge në stilin me të cilin jemi mësuar ta shohim vlonjaten, ajo ka rezervuar supriza.

Eksperimentet në dukje, të cilat i nisi me videoklipin “Dale” duket se do t’i vulosë me një set fotografik dhe videoklip për të cilët ka bashkëpunuar ngushtë me stilistin Niko Komani.
Ky i fundit, është shëndrruar në ‘”fajtorin” kryesor të ndryshimeve radikale në stil të këngëtareve tona. Duket se pas Xhensilës, i erdhi rradha Ponit dhe për këtë ndryshim, bazuar në një foto të postuar në Instagram, përshtypjet e fansave janë jashtëzakonisht të mira.
 (Prive.Al)