>
BIOSHQIP

Potera, Mixtape I Ri “Midis Dy Vijave”

05-04-2012
Janë të rinj në botën e hip hopit shqiptar, por përkundër këtij fakti, atyre cilësia nuk u mungon. Nuk pretendojnë shumë, por kërkojnë të pasqyrojnë realitetin edhe pse deri tani nuk kanë arritur. Dhe, rrugën e shohim "Midis Dy Vijave", ashtu siç titullohet dhe mixtape i njërit prej antarëve të GPMC.
Është Potera, reperi nga Prishtina, ai që ka lansuar mixtape të tij të parë, ku janë gjithsej 12 këngë të realizuara në bashkëpunim me Urban Fron, Saggi, Keep Man dhe me Mc Nadrad, të gjithë këta emra jo dhe aq të njohur.

Këngë të re ka lansuar dhe antari tjetër i GPMC, Gadaffi, një këngë kjo e realizuar ashtu si mixtape nga PrekePlay Production, përderisa kësaj kënge, të titulluar "On Fire", Gadaffi do t'ia lansojë dhe videoklipin.
(Telegrafi)

Potera, Mixtape I Ri “Midis Dy Vijave”