TEKSTESHQIP

Potpuri Me Bilbilat
Pjesa 1
Lyrics

Po bajm lum e marshalla, gjith në vallë tuj vallzu, lumja nana ce e priti djalin sot më e martu(2x)

Ref:Gjith në vallë dor për dor, hyni nusja në obor, bjen tupani dridhet shpija, kerset pushka dhe alltija(2x)

po lujn hallat më shyret, lumja nana për djal tvet, luni daj e axhallar, nuset bukur keni mar(2x)

Ref:Gjith në valle dor per dor, hyni nusja në obor, bjen tupani dridhet shpija, kerset pushka dhe alltija(2x)

Majet shpis u ngrit flamuri, darsem tmadhe në po bojm, edhe nones poj qesh nuri, djalin sot po e marton(2x)

Ref: hajde gjith hyni në valle, hyni nvalle më vallzu, lum po bon baba dhe nona, sa shum zëmrat ju kan gzu(2x)

dil oj non e priti krufshit, marim nuse më duvak, hajde nuse ardhsh e bardh, je si yll e je si hanë(2x)

Ref: hajde gjith hyni në valle, hyni nvalle më vallzu, lum po bon baba dhe nona, sa shum zëmrat ju kan gzu(2x)

Kur vjen dita nuk po di, per më ardh më nejt më ty,mos mem lon o në vetmi, se pa ty moj sun po rri

Ref:ee of aman aman e hajde hajde gjylloxhan
of aman aman e hajde hajde gjylloxhan

Hajde hajde po te pres, o se kangën po ta ces, ta vras gjumin, stlla me fjet, hall nuk kë më ardh ti vet

Ref:ee of aman aman e hajde hajde gjylloxhan
of aman aman e hajde hajde gjylloxhan

Manushaqe lul mavi, manushaqe lul mavi, më vjerren mos mbaj mëni, me vjerren mos mbaj mëni
Se vjerra ste flet më goj, se vjerra ste flet më goj, qaj lulije qaj më lot, qaj lulije qaj më lot

Manushaqe lul mavi, manushaqe lul mavi, më djalin mos mbaj idhnim, më djalin mos mbaj idhnim
Se djali ste flet më vjet, se djali ste flet më vjet, qaj lulije qaj perjet, qaj lulije qaj perjet

moj lulije uskane o qave kur u ndave o
moj lulije uskane o qave kur u ndave o
qava si nuk qava o prej nones u ndava o
qava si nuk qava o prej nones u ndava o

moj lulije qershije o pse qajshe nat hije o
moj lulije qershije o pse qajshe nat hije o
qava si nuk qava o prej vajznis u ndava o
qava si nuk qava o prej vajznis u ndava o

DËRGOI: