>
BIOSHQIP
Biografia
Premenstrual Syndrome është një grup rroku i përbërë nga 4 vajza, Uendi Pustina (bateristja), Eriseda Hasa (vokalistja), Orkida Braculla (kitaristja), Ina Havaraj (bassistja). Fillimisht vajzat e nisën rrugëtimin e tyre duke rikrijuar kovera të grupeve rroku të formuar vetëm nga femra si “Hole”, “The Runaways”, “Bikini Kill”, “Babes in Toyland” e të tjerë. Dëshira për të marrë pjesë në konkurse “live” apo koncerte të ndryshme, vajzave ju kërkua të paraqiteshin me një këngë origjinale të kompozuar nga vetë ato dhe kështu, me shumë punë dhe përkushtim lindën 4 projektet e tyre të para “The Dreamland”, “Damn Relationships”, “Bad Cybersex” dhe “Sugar”. Ato kanë marrë pjesë nëpër evenimente të ndryshme ndërsa netët me muzike “live” janë të preferuarat e 4 bukurosheve. Duke u rritur profesionalisht dhe duke mbledhur një numër të madh fansash “Premenstrual Syndrome” ka lançuar edhe dy projekte të tjera të quajtura “Freak” dhe “Dear Liar”. Ato shpresojnë që së shpejti të vijnë me albumin e tyre të parë ndërkohë që vajzat feministe bëhen gati për të performuar nëpër koncerte të ndryshme jashtë kufijëve shqiptarë.

Më datë 23 Korrik 2016, Premenstrual Syndrome publikojnë videoklipin "Sugar".