Premton Kryeziu Poezi
Premton Kryeziu

Tema: Poezi Dashurie


Ku Je

Me këta dy sy,
Çka bëra duke të të kërkuar,
Me ujin në të që kam,
Edhe në pikën më të fundit të oqeanit kam shiquar!

Ku je o dashuri?
Ku je strukur, ku pingul ke mbetur?
Kudo thashë të të kërkoja,
Në mos ndër një mjegull ti je fshehur?!

Syri lot po më lanë,
Një bukuri e imit sy,
Hiqet e po më zbathë,
Po më kërrusë e po më thanë!

Buzët janë terur e janë çarë,
Fytyra më është zbehur e më është darë,
Gjuha më është ngrysur e më nuk shijon,
Vetëm kur të vdes mendja ime të harron!

- Poezi nga Premton Kryeziu



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0