>
LETERSISHQIP

Data E Paharruar E Marsit

Mjaltë e thurur nga e ëma bletë,
Sa e ëmbël je o nëna ime jetë,
O Dashuri, o Yll, o Diell, o Shpirtë,
Sa herë të të shoh më bëhet jeta dritë.

O moj zana ime shpëtimtare,
Më bën flatrat e zemrës valletare,
Një lule magjike si ti që vezullon,
Çdo ditë me lumturi sytë le të loton!

Sa një lis i madh e fuqishme je,
Aromë trëndafili o dashuri, ti ke,
Zanë shpëtimtare me dashuri më rrite,
Me ato krahë të bukura çdokund më prite!

DËRGOI: