TEKSTESHQIP

Prince Double H
Dashuria E Pavdekshme (Snippet)
Lyrics

Ref:
Kur të vijm n'dit t'vështira a do t'jesh ti tek un, a do ikësh ti larg meje dhe me mu nuk do t'kesh pun, a do t'jesh e sinqert me mua sikur un që jam me ty, a do tshkosh ti rrugës tënde dhe më sdo të shoh me sy.

1.
Jeta pa ty nuk është jetë nuk ka vleft për me jetu, për ty nven un kisha vdek po qka dot bëje ti pa mu, a dot ishe e piklluar a dot qajshe ti për mu, a dot gjeje dashni tjetër dashnin tem me zavendsu, ditët tona do tkujtohen n'zemër ti a i kishe majt, qaste t'lumtura me mua por dhe qastet kur ke qajt. Më vjen keq për ato qaste sot e di që kam gabu, nga ti vdekja smun tmë ndan se zoti e din se sa të du...

Cilat fjal mi z'gjedh për ty- cilat fjal mujn met përshkru, Gjitha shkronjat t'alfabetit s'mjaftojn dot për met tregu.
Se qfar vlefte ke për mu - se qka ndjej un për ty n'zemër - mem pas than skisha besu që dot doja kshtu një femër.

Du t'jesh mami i thmive tmi - syt e tu dhe krejt ti ken, dua krejt të përngjajn ty - veq ta ken mbiemrin tem, dua tjem gjithmon i yti dhe ti tjesh gjithmon me mu, edhe n'ditët e vështira do ti fshij un lot e tu.

Veq një puthje, një buzqeshje - veq një fjal nga goja jote, për ty bohna terrorist - dhe si la qetsi ksaj bote, tjera femrat xhelozojn - dojn mei nxerr krejt flok e sy, se me ma dhan krejt dyjen - prap se prap dot marr veq ty.

Gjithmon kam qen player, pimp - nuk ka femer që nuk pshtetet, te ti skom nevoj mu fry - ti mi njeh mir kualitetet, ti je zemra që m'rreh n'gjyks - ti je gjaku n'vena tmia, prej që erdhe n'jetën time kam kuptu qka osht dashnia

Ref:
Kur të vijm n'dit t'vështira a do t'jesh ti tek un, a do ikësh ti larg meje dhe me mu nuk do t'kesh pun, a do t'jesh e sinqert me mua sikur un që jam me ty, a do tshkosh ti rrugës tënde dhe më sdo të shoh me sy.

2.
Po të isha une hëna do t'ndrriqoja veq për ty, dhe qdo nat në dhomën tënde në dritare do të vi - po të isha une dielli do të ngrohja vetëm ty - do të zbrisja un nga qielli që ti puthi ata sy - do të bëhem shiu i verës, shiu i ngroht i dashuris - ta kujtoj un ty pak kohen kur të prisja pranë shtëpis - do të bëhem shiu i vjeshtës që të lidh nëpër kujtime - ta kujtoj un ty pak kohen, kur ta fala zemrën time.

DËRGOI: