>
BIOSHQIP

Prezantuesi Turjan Hyska Fjalë Shumë Vlerësuese Për Era Istrefin

19-03-2016
Turjan Hyska është mjaft i njohur tashmë me emisionin e tij "Oktapod" ku ka shumë të ftuar VIP të cilët i ngacmon me pyetje nga më të ndryshmet. E ftuara e fundit në këtë emision ka qenë Nora Istrefi e cila është ngacmuar me një "quiz surprizë" nga Turi, i cili ka bërë një list me vetitë e këngëtareve ku Nora duhej të zgjidhte se cila veti më e mirë i përkiste asaj ose Erës. Turjani, gjatë bisedës së tij me këngëtaren Nora Istrefi, ka sqaruar se Era, ka arritur një kontratë të vërtetë në muzikën e huaj dhe nuk janë vetëm fjalë sikur kur flasin disa këngëtarë. Ndër të tjerash prezantuesi ka thënë se Era, është shembulli konkret se kur do diçka dhe kur e bënë ata mirë edhe po të vish nga një vend i vogël si Kosova, prapë mund t’ia dalësh. Po ashtu ai ka theksuar se Era, asnjëherë nuk ka thënë se po bëj si ajo apo po bëj si kjo, dhe Erën e kanë shumë xhan për atë që është.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Prezantuesi Turjan Hyska Fjalë Shumë Vlerësuese Për Era Istrefin