>
BIOSHQIP

Produkt 28, Rikthehen Fabi, Turi Dhe Albani

11-04-2013
Fabi, Turi dhe Albani kanë vendosur që përpos punëve të tyre të përditshme, t’i kushtojnë kohë edhe grupit “Produkt 28”. Djemtë kanë kohë pa u shfaqur me krijime të reja muzikore, duke i lënë fansat në pritje.

Sapo është publikuar klipi më i ri me titull “Ajër” pas një mungese të gjatë në tregun muzikor.



Djemtë e grupit, Alban Kondi, Turjan Hyska dhe Fabian Basha kanë ardhur me një realizim të ri, ku kanë sjellë një këngë të lehtë, me një klip ku mbizotërojnë ngjyrat e errëta dhe gjatë kohës që këndojnë djemtë shoqërohen nga disa balerina që kërcejnë.

Si duket këtë herë djemtë kanë menduar të kthehen fuqishëm duke vazhduar projektet e tyre muzikore.



Ata kanë planifikuar të vazhdojnë koncerte në Shqipëri dhe në vende të tjera ku jetojnë shqiptarë.

“Produkt 28” është një grup mjaft i pëlqyer në tregun shqiptar për muzikën dhe klipet e veçanta që realizon.
(shqiptarja)

Produkt 28, Rikthehen Fabi, Turi Dhe Albani