TEKSTESHQIP

Proka
Per Nje Fjale
Lyrics

Heshtja e kësaj nate
Mendjen tundon
Bora nga lart që bie
Kujtmet e thinjura trazon

Në këtë natë acari
Zemrën e djeg malli
Djersë të ftohta çurgë
Rrjedhin nga balli

Nga balli i rrudhosur
Mbuluar nga floku i bardhë
Dridhet gojë e shkreta
Që dot se nxorri atë fjalë

Atë fjalë që e thoshte zemra
Goja dot se nxorri
Stinët pa pra ndrrohen
Por goja prap atë fjalë s'e nxorri

Bardhësi gjithkah
Shumë e ftoht kjo stinë
Dikush këndon e lumtur
Në vetmi dikush po ngrinë

Në pranver iu ngri goja
Dhe një fjalë se nxorri
Jetoi veq në stinën e dimrit
Sa shumë kjo fjalë i kushtoi

Për një fjalë që s'u tha dot
U bënë dy histori
Njëra e lumtur në shtrat fshanë
Tjetri i hidhur në shtrat qanë.

DËRGOI: