>
LETERSISHQIP

Sot

Sot
Jemi të pangopur për para
E të ngopur nga padituria
Lumturi më nuk ka
Ia zuri vendin pasuria.
Thuhen fjalë pakuptim
Thuajse t'mirat i mori era
Kjo sëmundje s'ka shërim
Jo, derisa t'vjen pranvera.
Acar! Acar i ftohtë po bën sot
Mu brenda në zemrat tona
Trupat janë të ngrohtë, por kot
Shihet se jeten nuk e dojna.
Të bëhemi diell për të
T'i falim ngrohtësi
Nuk them të marrim gjë
E as të digjemi si qiri.
Pse rrim të mbyllur si n'qeli
Madje jo duke mësuar
Po humbim kot këtë rini
Asgjë nuk kem vlerësuar.
Ku do na shpier interneti?
Ku do arrijmë me kokën bosh?
Po ai mirë a gjeti?
Sot rrugëve kërkon lëmosh
Sa herë e përkujtojm
E të zhgenjyer kthehemi prap
Gabimet nuk i përmisojmë
Pas shokëve ikim me vrap
Po nëse ka shoqëri që vlen
Tërë ditën rri me ta
Po frikësohna që do t'lën
Atëherë kur t'duhet diçka.
Sot kapu fort pas krahëve tu
Se askush s'të ofron dashurinë
Ëndrro, puno, lutu
Bëje vet lumturinë.